Sporti në zi, fituesi i Kupës së Botës nuk i përballon sulmit në zemër

Sporti në zi, fituesi i Kupës së Botës nuk i përballon sulmit në zemër

Sport korrik 10, 2019 - 17:33
Detajet

Legjenda e Afrikës së Jugut në ragbi, James Small ka vdekur në moshën 50-vjeçare pas një sulmi të papritur në zemër.

Nëna e Small, Vaughn ka konfirmuar lajmin tragjik që djali i saj ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm, shkruan Zëri.info.

Legjenda e Springboks dhe fituesi i Kupës së Botës në vitin 1995 thuhet se ishte në rrugë drejt Cape Town nga Johannesburg në këtë kohë.

Small ka luajtur në 47 ndeshje për Afrikën e Jugut në karrierën 5-vjeçare nga viti 1992 deri në vitin 1997.

Image

Ai nuk shquhej për disiplinë të mirë në fushë derisa mori edhe nofkën 'djali i keq'.

Megjithatë, ai shkroi historinë dhe ishte fitues i Kampionatit Botëror në vitin 1995.

Tashmë, tre anëtarë të skuadrës që e fituan këtë kompeticion kanë ndërruar jetë./Zëri.info