Zyrtare: Heroi i Ligës së Kampionëve nënshkruan kontratë afat-gjate me Liverpoolin

Zyrtare: Heroi i Ligës së Kampionëve nënshkruan kontratë afat-gjate me Liverpoolin

Sport korrik 10, 2019 - 19:18
Detajet

Divock Origi ka vendosur të qëndrojë në Liverpool duke nënshkruar kontratë të re afat-gjate.

24-vjeçari i cili u transferua në klub nga Lille në vitin 2014, ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Marseyside, shkruan Zëri.info.

E ardhmja e sulmuesit belg është vendosur pas paraqitjeve mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.

Image

Origi kishte shënuar dy gola në rikthimin historik kundër Barcelonës në gjysmëfinale, derisa kishte shënuar edhe në finale kundër Tottenhamit për t'ia fituar Liverpoolit titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve.

"Jam i lumtur që kam nënshkruar këtë kontratë dhe është një shtytje e madhe para edicionit të ri. Kështu që, jam shumë i kënaqur", tha Origi për faqen zyrtare të Liveproolit.

"Gjithmonë jam ndjerë rehat këtu. Kam bërë disa hapa në karrierën time, mund të them se jam bërë më i pjekur këtu", shtoi Origi./Zëri.info 

Image