Zyrtare: Mbrojtësi i njohur firmos me Vushtrrinë

Zyrtare: Mbrojtësi i njohur firmos me Vushtrrinë

Sport korrik 10, 2019 - 21:51
Detajet

Ismet Caka ka vendosur që të qëndrojë te skuadra e Vushtrrisë edhe për një vit.

Mbrojtësi i njohur kosovar ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Vushtrrinë, raporton Zëri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Caka për Zëri.info.

"Është e vërtetë që sot kam arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një vit me skuadrën e Vushtrrisë", tha fillimisht Caka.

"Shpresoj t'i arrijmë objektivat e klubit që do të jenë paraqitja e mirë dhe përmes tyre të arrijmë rezultate të kënaqshme", vlerësoi Caka.

Image

Ndryshe, Caka ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të Vushtrrisë edicionin e kaluar, ku skuadra arriti ta fitojë Ligën e Parë.

Nën urdhrat e trajnerit Bekim Shotani, Vushtrria do të garojë në Superligë nga edicioni i ardhshëm./Zëri.info