Zyrtare: Etrit Halimi vazhdon kontratën me Vushtrrinë

Zyrtare: Etrit Halimi vazhdon kontratën me Vushtrrinë

Sport korrik 10, 2019 - 22:18
Detajet

Vushtrria vazhdon t'ua vazhdojë kontratat futbollistëve të skuadrës.

Para pak çastesh është bërë e ditur se Etrit Halimi do ta vazhdojë karrierën te Vushtrria, raporton Zëri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

"Ka vazhduar marrëveshja në mes të Vushtrrisë dhe Etrit Halimit. Klubi ynë e falënderon Halimin për gatishmërinë dhe vullnetin që të jetë pjesë e jona", thuhet në njoftim.

Ndryshe, skuadra e Bekim Shotanit do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës ka edicioni i ardhshëm./Zëri.info