Mungesa e Neymarit në stërvitje do ta dëmtojë 'rëndë' xhepin e sulmuesit brazilian

Mungesa e Neymarit në stërvitje do ta dëmtojë 'rëndë' xhepin e sulmuesit brazilian

Sport korrik 11, 2019 - 09:28
Detajet

Vitin e kaluar, “Football Leaks” kishte zbuluar se në kontratën e Neymar ekzistonte një kaluzolë që do ta shpërblente lojtarin me 375 mijë euro për sjellje të mira, por kjo shumë atij nuk do t’i paguhet këtë muaj për shkak të refuzimit të tij për t’u paraqitur në stërvitje këtë javë.

Të gjithë futbollistët e Paris Saint-Germain kanë bonuse të tilla në kontrata, madje edhe ata në akademi dhe në sektore tjera, shkruan Zëri.info.

Por, në rast se futbollistët nuk sillen mirë, atëherë këto bonuse shkojnë për bamirësi.

Neymar nuk u paraqit në stërvitjen e parë të skuadrës parisiene duke humbur një bonus të tillë, por babai i tij i ka mohuar zërat që pohonin se Neymar e bëri një gjë të tillë për shkak se dëshiron të largohet.

Neymar Sr pohoi se djali i tij nuk u paraqit në stërvitje me arsyen se ka obligime ndaj sponsorëve të tij, gjë për të cilën u morën vesh kur ai erdhi në PSG.

Derisa Neymar përfiton 34 milionë euro në edicion, në muajin korrik, braziliani nuk do ta arkëtojë bonusin e lartëcekur./Zëri.info