Pas Lojërave Evropiane, xhudistët kosovarë tani kërkojnë medalje në Grand Prix të Budapestit

Pas Lojërave Evropiane, xhudistët kosovarë tani kërkojnë medalje në Grand Prix të Budapestit

Sport korrik 11, 2019 - 17:41
Detajet

Pas medaljeve të fituara në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, xhudistët kosovarë tani do të kërkojnë suksese të tjera në Grand Prix të Budapestit, transmeton zeri.info

Kosova në këtë garë do të përfaqësohet me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Loriana Kukën, Distria Krasniqin e Akil Gjakovën.

Ky është postimi i plotë i faqes së Komitetit Olimpik të Kosovës në Facebook:

Medalistët e LE Minsk 2019 kërkojnë pikët e reja Olimpike në Grand Prix Budapest 2019

Kampionët tanë të xhudos do të vazhdojnë rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020, duke marrë pjesë në Grand Prixin e Budapestit, që mbahet prej nesër (e premte) deri të dielën.

Të tre medalistët tanë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, Majlinda Kelmendi (e artë), Nora Gjakova (e argjendtë), Loriana Kuka (e bronztë), si dhe Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të kërkojnë medaljet e reja.

Nesër në gara do të jenë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg).

Iu urojmë suksese garuesëve tanë.