Zbulohet dita kur mund të kompletohet transferimi i Griezmannit te Barça

Zbulohet dita kur mund të kompletohet transferimi i Griezmannit te Barça

Sport korrik 11, 2019 - 17:59
Detajet

Barcelona dëshiron të arrijë marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmannit para fundjavës, transmeton zeri.info

Klubi katalonjas planifikon të nënshkruajë me Griezmannin të premten nëse gjithçka shkon sipas planit, raporton “Mundo Deportivo”.

Barcelona nuk do të bëjë asnjë njoftim zyrtar derisa të kompletohen të gjitha detajet e marrëveshjes me zyrtarët e Atletico Madridit.

Ndërkohë, Griezmanni është i përgatitur që të udhëtojë drejt Barcelonës, ku do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare./Zëri