Thuajse e kryer, Barella shkon te Interi

Thuajse e kryer, Barella shkon te Interi

Sport korrik 11, 2019 - 21:38
Detajet

Mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barella është afër kalimit te Interi për 45 milionë euro në formë huazimi me obligim të blerjes, raporton “Gianlucadimarzio.com”.

Pasi të kompletojë testet e tij mjekësore të premten, Barella më pas do të nënshkruajë me klubin zikaltër.

Shifra e transferimit mund të shkojë deri në 50 milionë nëse shikohen edhe bonuset.

Më herët interesim për Barellan kishin shprehur edhe Roma./Zëri