Agjenti i yllit të Interit e konfirmon interesimin e Barcelonës

Agjenti i yllit të Interit e konfirmon interesimin e Barcelonës

Sport korrik 11, 2019 - 22:58
Detajet

Agjenti i sulmuesit Lautaro Martinez, Alberto Yaque e ka konfirmuar interesimin e Barcelonës për yllin e Interit, transmeton zeri.info

“Zëri për interesimin e Barcelonës është i vërtetë. Askush nuk na ka thirrur, por ne e dimë se është një vëzhgim i fuqishëm, i rëndësishëm. Është e sigurt që është një pëlqim nga pjesa e Barcelonës”, është shprehur Yaque, i cili foli edhe për trajtimin e Mauro Icardit në drejtim të Martinezit në edicionin e kaluar.

“Mauro u soll shumë mirë, ai gjithmonë e thërrsite, e hapte derën e shtëpisë së tij, ai është një djalë shumë interesant, shumë i mirë”, shtoi ai./Zëri