FIFA-s forcon rregullat, nga tash klubet mund të pësojnë keq

FIFA-s forcon rregullat, nga tash klubet mund të pësojnë keq

Sport korrik 12, 2019 - 09:04

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë (FIFA) ka miratuar një Rregullore të re e cila mund t’i jap fund disa problemeve në futbollin shqiptar. FIFA ka gjetur një zgjidhje ideale për problemin e borxheve të prapambetura, duke ndryshuar Kodin e Disiplinës.

Duke filluar nga data 15 korrik, të gjitha klubet që kanë probleme me pagesat, teksa prej muajsh nuk shlyejnë futbollistët dhe stafin teknik, mund të rrezikojnë përjashtimin nga gara.

Në rregulloren e re të FIFA-s parashikohet, që klubeve që hasin probleme me borxhe të prapambetura, t’iu lihet afat deri në 30 ditë.

Në rast se këto detyrime në shlyen, atëherë masa e parë ndëshkuese që hyn në fuqi është ajo e bllokimit të merkatos. Nëse në një afat të dytë situata mbetet po e njëjtë, për klubet parashikohen masa më të rënda, siç është zbritja e pikëve apo dhe rënia nga kategoria.

Kësisoj të gjitha klubet që rezultojnë të kenë probleme me pagesat, rrezikojnë seriozisht të shkrihen në rast se nuk gjendet një zgjidhje./Zëri.info