Rashica zbulon nofkën që e thërrasin te Werderi

Rashica zbulon nofkën që e thërrasin te Werderi

Sport korrik 12, 2019 - 09:56

Pa asnjë dyshim Milot Rashica tashmë është shndërruar në njërin nga futbollistët kyç te skuadra e Werder Bremenit në Bundesliga 1. Rashica i cili po shkëlqen edhe në ekipin Përfaqësueses së Kosovë është shumë i ndjekur edhe nga gazetarët gjermanë, shkruan Zëri.info.

Ai në një intervistë për të përditshmen gjermane “Kicker.de”, ka zbuluar nofkën që e thërrasin bashkëlojtarët te skuadra e Werderit.

“Rocket” është fjalë angleze për raketë, dhe të gjithë e thërrasin ashtu 23-vjeçarin.

“Nuk e di se kush e ka filluar këtë, por ka nisur të më pëlqej”, ka thënë sulmuesi vushtrrias. Tani, pas largimit të Max Kruses, shpresat më të mëdha te Werder Bremeni janë bartur te 23-vjeçari i “Dardanëve”./Zëri.info