Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit kombëtar

Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit kombëtar

Sport korrik 12, 2019 - 10:08

Sot ka ardhur një lajm tejet i mirë për futbolldashësit në Kosovë. Zyrtari i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Florim Kryeziu, ka publikuar disa foto ku shihet fillimi i punimeve në stadiumin kombëtar i cili do të ndërtohet në magjistralen Prishtinë – Drenas.

Të kujtojmë se javë në një ceremoni të organizuar nga Ministria dhe Federata e Futbollit e Kosovës është prezantuar edhe projekti, i cili pritet të kushtoj rreth 50 milionë euro.

Stadiumi pritet të jetë gati në vitin 2021. /Zëri.info

Image