Krenaria e Kosovës sot lufton për medalje te reja

Krenaria e Kosovës sot lufton për medalje te reja

Sport korrik 12, 2019 - 10:19

Xhudistet kosovare pas suksesit në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, do të zbresin sot në tapetin e Grand Prixin në Budapest për t’i sjellë suksese të reja Kosovës. Kështu sot do të garojnë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, shkruan Zëri.info.

Garuesi tjetër kosovar Akil Gjakova garon të shtunën ndërsa Loriana Kuka të dielën. Xhudistët kosovarë, si gjithmonë do të udhëhiqen nga trajneri Driton Kuka, i cili me të drejtë edhe këtë herë pret rezultate.

Mjlinda në rrethin e dytë do të ndeshet me fituese e duelit Luz Olvera – Katina Szabo, ndërsa Nora me fituesen e duelit Diana Dzhigaros – Ghofran Khelifi./Zëri.info