Zbulohet lista e Kosovës për kualifikueset për evropian

Zbulohet lista e Kosovës për kualifikueset për evropian

Sport korrik 12, 2019 - 10:30

Trajneri i Kosovës Damir Mulaomeroviq, tashmë e ka të qartë se me çfarë ekipi do të garojë në kualifikueset për evropian. Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën (15 korrik) nga ora 10:00 do ta ketë grumbullimin e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, shkruan Zëri.info.

Përzgjedhësi i Kosovës, DamirMulaomeroviq, ka shpallur listën e gjerë me 16 basketbollistë.

Kosova më 20 dhe 21 korrik do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.

Kosova në parakualifikime është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe (ndeshje vajtje-ardhje), ku fituesi i grupit kualifikohet tutje.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Dardanët ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Lista e gjerë e Kosovës

Divine Miracle Myles, Valon Bunjaku, Dardan Berisha, Mikaile Tmusic, Arian Qallaku, Edmond Azemi, Drilon Hajrizi, ErjonKastrati, Gëzim Morina, Fisnik Rugova, Lis Shoshi, Meriton Ismaili, Atik Koshi, Dardan Kapiti, Ujkan Karanezi, Samir Zekiqi.

Damir Mulaomeroviq Trajner

Bujar Loci Ndihmëstrajner

Ilir SelmaniNdihmëstrajner

Andin RashicaNdihmëstrajner

Enver Tahiraj Trajner Kondicional

Merkur Dobroshi Doktor i ekipit

Kujtim Shala Fizioterapist

Admirim Krasniqi Fizioterapist

Granit Rugova Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës

Edita Medunjanin, Menaxhere e Përfaqësueses

Grupi G:

3 gusht Luksemburgu - Kosova

7 gusht Kosova - Britania e Madhe

14 gusht Kosova - Luksemburgu

17 gusht Britania e Madhe – Kosova.Zëri.info

Image