Talentët kosovarë testohen te ekipi belg

Talentët kosovarë testohen te ekipi belg

Sport korrik 12, 2019 - 11:01

Kosova gjithmonë ka pasur talente të mëdha dhe një trend i tillë po vazhdon edhe tash. Trajneri i mirënjohur kosovar Emin Bajrami përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se tre futbollistë të rinj do të testohen në futbollin belg te skuadra ST Truiden me shpresë se do të mund t’i shpalosin vlerat e veta, shkruan Zëri.info.

“Rruga e mbarë e ju dëshiroj shumë suksese me ekipin ST Truiden, Aid Zeqiri dhe Rilind Gërbeshi. Dashtë, Zoti ti kaloni testet si është më së miri e falënderoj Nezir Saraqin për mundësin dhe kontributin që ka jap, qe ju të testoheni në një ndër ekipet me të forta në Belgjikë”, ka shkruar Bajrami./Zëri.info