Plepolli: Për të prodhuar lojtarë së pari duhet të kemi trajnerë të mirë

Plepolli: Për të prodhuar lojtarë së pari duhet të kemi trajnerë të mirë

Sport korrik 12, 2019 - 11:11

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Arsim Plepolli në një bisedë për Zëri,info ka thënë se assesi nuk pajtohet se në Kosovë ka krizë të futbollistëve të talentuar.

Sipas tij, për të nxjerrë në sipërfaqe lojtarë të rinj dhe për treg evropian së pari duhet pasur trajnerë të mirë, shkruan Zëri.info.

“Për të prodhuar lojtarë për tregun ndërkombëtar së pari duhet ta njohim këtë lojën e quajtur futboll dhe të kemi një menaxhim të mirë”, ka thënë Plepolli.

“Lojtarët nuk javë kafshë të qiten në treg dhe të shiten aty për aty. Në Kosovë ka lojtarë që mund të aktivizohen në Evropë, por ka shumë rëndësi prezantimi dhe komunikimi më të. Kemi pasur rastin që kur dikush është interesuar për një lojtar në Kosovë menjëherë kanë filluar të përmenden shifra milionëshe që po shitet, kjo nuk është një reklamë e mirë”, ka përfunduar Arsim Plepolli./Zëri.info