Distria Krasniqi e jashtëzakonshme ja çfarë bën në Hungari

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme ja çfarë bën në Hungari

Sport korrik 12, 2019 - 14:54

Derisa Majlinda Kelmendi dështoi në gjysmëfinale, xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur në finale të kategorisë deri në 48 kilogramë të Grand Prixit të Budapestit të Hungarisë, pasi që gjatë gjithë rrugëtimit shfaqi formë të mrekullueshme, shkruan Zëri.info.

Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Spanja, Julia Figueroan. Paraqitja e saj e mirë në këtë ndeshje bëri që ajo ta sigurojë të paktën medaljen e argjendtë në këtë garë, mirëpo në finale do të luftojë për të artën. /Zëri.info.