Nora Gjakova i siguron medalje Kosovës

Nora Gjakova i siguron medalje Kosovës

Sport korrik 12, 2019 - 15:15

Nora Gjakova sikurse Distria Krasniqit e ka siguruar finalen në Grand Prixin e Budapestit, në Hungari, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora Gjakova, e mposhti me ippon xhudisten nga Panamaja, Miryan Roper, duke e siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, edhe pse synimi i saj kryesr është medalja e artë, shkruan Zëri.info.

Në rrethin e tretë, kosovarja triumfoi kundër fildishiases Zouleiha Abzetta Dabonne, ndërsa në çerekfinale, kosovarja 26-vjeçare u tregua shumë e fortë për bullgaren Ivelina Ilieva, të cilën e mposhti për ta vazhduar edhe më tutje rrugëtimin në Hungari. /Zëri.info.