Vëllaznimi i Gjakovës zyrtarizon sot këtë trajner të mirënjohur

Vëllaznimi i Gjakovës zyrtarizon sot këtë trajner të mirënjohur

Sport korrik 12, 2019 - 15:28

Pasi dështoi të inkuadrohet sivjet në elitën e futbollit kosovar, pasi u mposht në ndeshjen e barazhit nga Trepça’89, Vëllaznimi i Gjakovës do të tentojë edhe në edicionin e ri ta sigurojë elitën, shkruan Zëri.info.

Klubi gjakovar edhe pse u tha se ka telashe me financa, madje edhe u përmend largimi i presidentit Agim Cana, në terren gjërat duken ndryshe. Skuadra gjakovare ka kontaktuar trajnerin e mirënjohur shqiptar, Sadat Pajazitin për ta angazhuar në bankinë.

Kontaktet me Vëllaznimin për Zëri.info i ka konfirmuar edhe trajneri Sadat Pajazit i cili po besohet se brenda ditës së sotme zyrtarizohet si trajner./Zëri.info