Zyrtare: Barcelona konfirmon transferin e  madhe

Zyrtare: Barcelona konfirmon transferin e madhe

Sport korrik 12, 2019 - 15:35

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se sot ka nënshkruar kontratë me mesfushorin francezë, Antonio Griezmann.

Ish futbollisti i Atletico Madridit që në fund të edicionit të kaluar informoi largimin nga skuadra, ka zgjuar shumë pluhur rreth këtij transferimi, shkruan Zëri.info.

Skuadra e Atleticos akuzoi francezin se ka nënshkruar kontratë para datës 1 korrik, në kohën kur e kishte klauzolën 200 milionë euro, derisa ai e kishte mohuar këtë gjë.

Megjithatë, gjithçka tashmë duket e sqaruar dhe Griezmann nga edicioni i ri do ta vesh fanellën e katalunasve./Zëri.info

Image