Drejtori sportiv i Feronikelit ka diçka të madhe për kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Drejtori sportiv i Feronikelit ka diçka të madhe për kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Sport July 14, 2019 - 23:06
Detajet

Feronikeli do ta zhvillojë të martën ndeshjen e kthimit kundër The New Saints në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Skuadra nga Drenasi është nikoqir i kampionit të Uellsit në Prishtinë në kuadër të rrethit eliminator në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Uells mbaroi me rezultat 2:2, ndërsa "Xehtarët" synojnë kualifikimin të martën për në rrethin vijues.

Drejtori sportiv i Feronikelit, Malsor Gjonbalaj në mes të tjerash e ka lavdëruar shumë edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

"E vlerësoj lart kontributin e kryetarit Lladrovci i cili gjithnjë është pranë skuadrës t'i ndihmojë në të gjitha drejtimet", tha Gjonbalaj në "2 me 1", përcjell Zëri.info.

"Si kryetari, ashtu edhe presidenti Naser Ramaj nuk kursehet shumë për skuadrën", shtoi ai./Zëri.info 

Image