Para ndeshjes me Feronikelin, dy futbollistët e TNS e thonë hapur: Është hera e parë dhe e fundit që vijmë në Kosovë

Para ndeshjes me Feronikelin, dy futbollistët e TNS e thonë hapur: Është hera e parë dhe e fundit që vijmë në Kosovë

Sport July 15, 2019 - 17:55
Detajet

Skuadra e The New Saints tashmë ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë para ndeshjes së nesërme me Feronikelin në kuadër të rrethit eliminator në Ligën e Kampionëve.

Futbollistët e kampionit të Uellsit tashmë janë akomoduar në njërin prej hoteleve të kryeqytetit gjatë ditës së sotme, raporton Zëri.info.

Image

Nesër me fillim nga ora 20:45, TNS është mysafir i Feronikelit në "Fadil Vokrri" në kuadër të ndeshjes së kthimit.

Ndeshja e parë në Uells mbaroi me rezultat 2:2, por që uellsianët janë të bindur në rezultat pozitiv nesër në mbrëmje kundër skuadrës së Zekirija Ramadanit.

Dy sulmuesit irlandez të TNS, Kurtis Byrne dhe Dean Ebbe janë të bindur në sukses dhe në kualifikim të mëtutjeshëm.

Në një prononcim për faqen zyrtare të TNS, ata madje thonë se kjo është hera e parë dhe e fundit që vijnë në Kosovë.

Derisa u pyetën se a është hera e parë që ata janë në Kosovë, dy futbollistët nga Irlanda u përgjigjën: "Po, kjo është hera e parë dhe e fundit që jemi në Kosovë".

"Definitivisht kjo do të jetë hera e fundit", thanë ata në mes të tjerash, përcjell Zëri.info.

Duke e komentuar ndeshjen e parë që mbaroi 2:2 në "Park Hall", Byrne dhe Ebbe thonë se skuadra e tyre duhet të shënojë gola nesër në "Fadil Vokrri".

"Ishte rezultat zhgënjyes, por ne duhet të krijojmë raste dhe duhet të shënojmë gola. Do të jetë një ndeshje e vështirë", shtuan dy futbollistët e TNS.

Ndryshe, ndeshja e nesërme zhvillohet nga ora 20:45./Zëri.info