Bernard Berisha shënoi euro-gol në mes të Rusisë, nga 'WhoScored' merr lajmin e madh

Bernard Berisha shënoi euro-gol në mes të Rusisë, nga 'WhoScored' merr lajmin e madh

Sport July 16, 2019 - 08:33
Detajet

Bernard Berisha e ka filluar mbarë edicionin tek Akhmat Grozny, pasi e ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e parë në kampionatin elitar rus.

Futbollisti nga Peja shënoi golin e vetëm në ndeshje për skuadrën ruse në përballjen ndaj Krasnodarit, shkruan Zëri.info.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës e fitoi penalltinë në minutën e dhjetë, mirëpo portieri kundërshtar e mësoi anën se nga do gjuante, për t’i mohuar kështu golin në fillim të takimit.

Por, nuk vonoi shumë dhe Bernard Berisha (28’) e shënoi golin e fitores për Akhmat Groznyn, për t’i fituar kështu tri pikët e parë për skuadrën e tij.

Golin e jashtëzakonshëm të shënuar kundër Krasnodarit, Berisha ia kushtoi djalit të tij, Diarit, i cili erdhi në jetë muajin e kaluar.

Image

Përveç golit të shënuar, Berisha bëri edhe një paraqitje të kënaqshme në fushën e lojës, duke marrë notën 8.8 nga “WhoScored”.

Kështu, 27-vjeçari përfshihet edhe në formacionin më të mirë të javës së parë në kampionatin elitar rus për edicionin 2019/20./Zëri.info

Image