'Bild': Sulmuesi nga Kosova arrin marrëveshje me Bayern Munich

'Bild': Sulmuesi nga Kosova arrin marrëveshje me Bayern Munich

Sport July 16, 2019 - 10:44
Detajet

Bayern Munich ka përfunduar me sukses bisedimet për transferimin e Leon Dajakut nga Stuttgarti.

18-vjeçari nga Kosova ka kaluar nëpër një formë mbresëlënëse me grupmoshat e reja të Stuttgartit, derisa edicionin e kaluar kishte shënuar 17 gola si dhe kishte dhuruar shtatë asistime, shkruan Zëri.info.

Image

Siç raporton “Bild”, Dajaku do t’i finalizojë testet mjekësore sot, derisa marrëveshja do të zyrtarizohet më vonë.

Fillimisht, Dajaku do të luajë me grupmoshat e reja të Bayern Munich, që edicionin e ardhshëm garojnë në Bundesliga 3.

Raportohet se shuma që kampioni i Gjermanisë ka paguar për transferimin e Dajakut është 1.5 milionë euro.

Në nivel ndërkombëtar, Dajaku deri më tani ka përfaqësuar Gjermaninë në grupmoshat U-17 dhe U-18./Zëri.info

Image