Skandaloze: Spanja e largon flamurin e Kosovës nga transmetimi zyrtar i ndeshjes

Skandaloze: Spanja e largon flamurin e Kosovës nga transmetimi zyrtar i ndeshjes

Sport July 16, 2019 - 18:12
Detajet

Spanja e ka hequr flamurin e Kosovës në transmetimin e drejtpërdrejt të ndeshjes së parë të përfaqësueses U-21 në Kampionatin Botëror të hendbollit, transmeton zeri.info

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka debutuar në grupin C me Kroacinë, derisa Spanja, që është nikoqir i këtij Botërori, ka vendosur ta heq flamurin e Kosovës dhe atë të Kroacisë në transmetimin e ndeshjes.

Spanja e kishte prezantuar Kosovën në short me flamur të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit.

Pas kësaj kishte pasur reagime nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe nga IHF-ja, që kishte paralajmëruar se Spanjës mund t’i merret e drejta e organizimit nëse nuk respekton simbolet e Kosovës.

Teksa në transmetim direkt të ndeshjes nuk është shfaqur flamuri i Kosovës, në fillim të ndeshjes ceremonia ishte e rregullt me flamur e me himn shtetëror./Zëri