Pas Celinës, golin e gjen edhe Nuhiu

Pas Celinës, golin e gjen edhe Nuhiu

Sport July 16, 2019 - 23:12
Detajet

Reprezentuesi kosovar, Atdhe Nuhiu ka shënuar gol për Sheffield Wednesdayn në fitoren e thellë 4:0 në miqësoren ndaj Northampton Townit, transmeton zeri.info

Sulmuesi kosovar golin e gjeti në minutën e 59-të për rezultatin 3:0.

Kujtojmë se Nuhiu kishte gjetur golin edhe pak ditë më parë te skuadra e tij në një ndeshje miqësore./Zëri

Ndërkohë, golin e ka gjetur sot edhe Bersant Celina në miqësoren e Swanseas ndaj Yeovil Townit.

Klubi i kosovarit triumfoi 6:1./Zëri