Eliminimi i Feronikelit dhe kualifikimi i TNS bie në sy të gjigantit mediatik 'BBC'

Eliminimi i Feronikelit dhe kualifikimi i TNS bie në sy të gjigantit mediatik 'BBC'

Sport July 16, 2019 - 23:20
Detajet

Zëvendësuesi Dean Ebbe dy minuta pas inkuadrimit në lojë nga banka rezervë e dërgoi The New Saints në rrethin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, Feronikeli shënoi dy gola për ta siguruar një barazim në ndeshjen e parë në "Park Hall", duke e lënë kampionin e Uellsit në nevojë për të shënuar në Prishtinë, shkruan "BBC", përcjell Zëri.info.

Shanset ishin në numër të konsiderueshëm në pjesën e parë në stadiumin "Fadil Vokrri".

Ebbe zëvendësoi Adrian Clesleicz në minutën e 65-të dhe bëri ndikim të menjëhershëm duke shënuar nga krosimi i Simon Spender.

TNS tani do të përballet me kampionin e Danimarkës FC Copenhagen në rrethin e dytë eliminator, derisa ndeshja e parë zhvillohet më 23 ose 24 korrik.

Feronikeli bie në Ligën e Evropës, ku do të përballet me humbësin e ndeshjes Bratislava - Sutjeska./Zëri.info 

Image