Seedorf shkarkohet pas dështimit në Kupën e Kombeve të Afrikës

Seedorf shkarkohet pas dështimit në Kupën e Kombeve të Afrikës

Sport July 16, 2019 - 23:36
Detajet

Kameruni ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin Clarence Seedorf pas eliminimit të përfaqësueses në të tetën e finales së Kupës së Kombeve të Afrikës, transmeton zeri.info

Këtë gjë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kamerunit.

“Pas konsultimit me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kamerunut dhe Ministrisë së Sportit dhe Edukimit, pas eliminimit të hershëm të ekipit kombëtar të Kamerunit nga Kupa e Kombeve të Afrikës së vitit 2019, Federata e Futbollit të Kamerunit, në përputhje me kushtet e zgjidhjes së kontratave përkatëse të punës, ka vendosur të shkarkojë në detyrat si trajner Clarence Seedorfin dhe asistentin e tij Patric Stephan Kluivert me efekt të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e Federatës./Zëri