Zbulohet klubi i ri i De Rossit

Zbulohet klubi i ri i De Rossit

Sport July 16, 2019 - 23:47
Detajet

Ish-ylli i Romës, Daniele De Rossi është shumë afër që t’i bashkohet klubit argjentinas, Boca Juniors, raporton “Sky Sport Italia”.

35-vjeçari pritet t’i bashkohet gjigantit argjentinas në një kontratë tetë muajsh, me edicionin e ri që fillon pas 10 ditësh dhe mbaron në mars.

Drejtori sportiv i Bocas, Nicolas Burdisso, një ish-bashkëlojtar i italianit te Roma gjatë periudhës 2009/2014, ndihmoi në këtë transferim të mesfushorit./Zëri