Trajneri i Kosovës: Këta dy futbollistë gabuan në momentin e golit në ndeshjen Feronikeli - TNS

Trajneri i Kosovës: Këta dy futbollistë gabuan në momentin e golit në ndeshjen Feronikeli - TNS

Sport July 16, 2019 - 23:55
Detajet

Feronikeli është eliminuar nga gara më e madhe për klube në Evropë, Liga e Kampionëve.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të rrethit të parë eliminator, Feronikeli është mposhtur nga The New Saints, raporton Zëri.info.

Feronikeli është mposhtur nga TNS me rezultat minimal 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Trajneri i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi ka thënë se Feronikelit i mungoi përvoja, por ka kritikuar edhe gjyqtarin e ndeshjes.

Image

"U pa çartë se The New Saints u ndihmua nga përvoja, gjë e cila i mungoi Feronikelit", tha fillimisht Krasniqi në RTK, përcjell Zëri.info.

Tutje, Krasniqi ka pohuar se vendosja e dy qendërmbrojtësve të “Niklit”, Arbër Prekazi dhe Lapidar Lladrovcit nuk ishte e duhura në momentin e golit.

“Vendosja e dyshes në qendër të mbrojtjes së Niklit nuk ishte e duhura. Është dashur të bllokohet sulmuesi të mos i lejoht ajo hapësirë.”, ka shtuar Krasniqi./Zëri.info