Sakrifikimi i pushimeve nuk mjafton, Sadiku drejt largimit nga klubi spanjoll

Sakrifikimi i pushimeve nuk mjafton, Sadiku drejt largimit nga klubi spanjoll

Sport July 17, 2019 - 17:30
Detajet

Armando Sadiku ka nisur fazën përgatitore me Levanten për të treguar se vlen dhe për të fituar një vend në skuadër.

Numri prej 32 futbollistësh në fazën përgatitore shtrëngon drejtuesit e klubit nga Valencia që të punojnë intensivisht për ta reduktuar këtë shifër deri në 23 apo 24, sipas kërkesave të trajnerit Paco Lopez, shkruan “Panorama Sport”.

“Eldesmarque” në Spanjë bën me dije se sakrifica e sulmuesit kuqezi, i cili la pushimet për t’iu bashkuar “zborit” të skuadrës, nuk mjafton.

Sipas portalit spanjoll, emri i tij është në krye të listës së largimeve që pritet të gjejë një destinacion të ri.

Mediat në Spanjë raportojnë se shqiptari është i motivuar dhe po punon fort për të bindur trajnerin dhe stafin, por, me sa duket, numri i madh i alternativave shtrëngojnë në dëm të shqiptarit.