Babai i Neymar pritet të takohet me drejtorin e Juventusit

Babai i Neymar pritet të takohet me drejtorin e Juventusit

Sport July 18, 2019 - 08:29
Detajet

Babai i Neymar da Silvas pritet të takohet me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici në Torino.

Lidhjet mes Neymarit dhe Juventusit filluan të jetësohen dje, kur “Mundo Deportivo” shkroi se sulmuesi i Paris Saint-Germain e konsideron një transferim te “Zonja e Vjetër”, shkruan Zëri.info.

Gazetari i “Rai”, Paolo Paganini tani raporton se një takim pritet të ndodhë mes babait të Neymar, Neymar Sr dhe Paraticit së shpejti.

27-vjeçari është bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë kur u transferua te PSG nga Barcelona në verën e vitit 2017 për shumën e 222 milionë euro.

Për gjigantin francez, Neymar ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje, por këtë verë ai ka kërkuar largimin nga PSG./Zëri.info