Shqiponja dy-krenare 'ankth' për Serbinë, Crvena Zvezda paralajmërohet për sulmuesin nga Kosova që feston si Shaqiri dhe Xhaka

Shqiponja dy-krenare 'ankth' për Serbinë, Crvena Zvezda paralajmërohet për sulmuesin nga Kosova që feston si Shaqiri dhe Xhaka

Sport July 18, 2019 - 08:40
Detajet

Kampioni i Finladës, HJK Helsinki është kundërshtari i radhës i Crvena Zvezdës në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Momentalisht, kampionati elitar finlandez është në javën e 16-të, aty ku HJK renditet në vendin e katërt, tre pikë më pak se lideri, por me dy ndeshje më shumë, shkruan Zëri.info.

Titulli i kampionit edicionin e kaluar, ishte i 29-ti në historinë e HJK Helsinki, skuadër e cila luan në stadiumin “Telia SG Arena”, e cila ka një kapacitet prej 10,770 ulësesh.

Image

Përveç futbollistëve vendas, skuadra finlandeze ka në posedim edhe dy rusë, një brazilian, një norvegjez, një kolumbian, një meksikan dhe një futbollist nga Guinea, kurse trajner është finlandezi 36-vjeçar Toni Koskel.

Gjithashtu, te HJK Helsinki luan edhe një futbollist shqiptar nga Kosova, emri i të cilit është Erfan Zeneli.

32-vjeçari kaloi pothuajse gjithë karrierën e tij në Finlandë, por ai ka lindur në Kosovë, saktësisht në Gjilan.

Zeneli luan si sulmues dhe golat i tij në shumë raste i ka festuar me shqiponjën dy-krenare, gjë e cila ka vënë në panik serbët.

Image

Mediumi “Telegraf.rs” shkruan se Zeneli preferon festimin me shqiponjë, duke e përmendur edhe rastin e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në Kampionatin Botëror në Rusi.

“Për të kujtuar, me këtë festim provokuan edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pas dy golave të Zvicrës përballë Serbisë në Kampionatin Botëror vitin e kaluar”, shkruan në mes të tjerash mediumi i sipërpërmendur./Zëri.info