Publikohet renditja e trajnerëve më të mirë në botë, trajneri i Feronikelit zë këtë vend
FOTO: Laura Hasani

Publikohet renditja e trajnerëve më të mirë në botë, trajneri i Feronikelit zë këtë vend

Sport July 18, 2019 - 08:57
Detajet

Zekirija Ramadani është trajneri i vetëm nga Superliga e Kosovës i përzgjedhur në listën prej 1000 trajnerëve më të mirë në planet, shkruan Zëri.info.

Në renditjes së trajnerëve, që llogaritet nga “Coaches Ranking” dhe “Football Rankings”, renditet vetëm një trajner nga kampionati elitar kosovar.

Image

Bëhet fjalë për trajnerin shkupjan të Feronikelit, Zekirija Ramadani, që është renditur në këtë listë, duke e zënë vendin e 930-të.

Trajneri i vetëm nga Kosova që renditet në këtë listë, është Besnik Hasi.

Besnik Hasi që në të kaluarën ka drejtuar Anderlechtin dhe Olympiacosin, zë vendin e 182-të në këtë listë./Zëri.info

Image