Ndodhë në Serbi: Pas humbjes nga Britania e Madhe, sportisti serb kërcënohet rëndë, ia përmendin edhe ceremoninë e varrimit

Ndodhë në Serbi: Pas humbjes nga Britania e Madhe, sportisti serb kërcënohet rëndë, ia përmendin edhe ceremoninë e varrimit

Sport July 18, 2019 - 09:57
Detajet

Skuadra e të rinjëve të Serbisë në basketboll është mposhtur nga Britania e Madhe në Kampionatin Evropian që po mbahet në Izrael.

Serbia ishte favorite për të fituar, por paraqitja e dobët në parket bëri që ndeshjen ta fitojnë basketbollistët nga ishulli, shkruan Zëri.info.

Pas humbjes, basketbollistët e rinjë serb ishin në shënjestër të kritikave dhe kërcënimeve të shumta nga tifozët.

Njëri prej basketbollistëve që pranoi se është kërcënuar është Marko Pecarski, i cili publikoi një pjesë të bisedës në rrjetin social Instagram.

“Ta q***** rendin e parë në ceremoninë e varrimit. Eshtrat do t’i thejmë gjithkund. E keni shitur lojën”, i shkroi Pecarskit një tifoz në Instagram duke vazhduar me ofendime drejt familjes së tij.

Pavarësisht se u kritikua, Pecarski ishte basketbollisti më i dalluar te Serbia në këtë ndeshje, duke realizuar 23 pikë./Zëri.info