Fenomeni i ndodhur në Brazil, nuk po gjen shpjegim as te fizika

Fenomeni i ndodhur në Brazil, nuk po gjen shpjegim as te fizika

Sport July 18, 2019 - 13:29

Në Brazil po vazhdon të diskutohet një situatë e çuditshme që ndodhi në ndeshjen futbollistike ndërmjet Chapecoensea dhe Atletico Mineira.

Në minutën e 42-të, skuadra e Chapecoense e kreu një goditje nga këndi, dhe derisa topi ishte në ajër mori një kahe të çuditshme, shkruan Zëri.info.

Ky fenomen nisi të marrë përmasa, madje u tha se lidhet me tragjedinë e para tri viteve kur u rrëzua aeroplani i skuadrës së Chapecoensea dhe fatkeqësisht humbën jetën shumë futbollistë,dhe shpirtrat e tyre janë duke i ndjekur ndeshjet e Chapecoenses.

Gjithsesi, mediet në Brazil vazhdojnë të hulumtojnë derisa kanë kërkuar edhe shpjegim nga njëri prej fizicientëve më të njohur në Brazil, Alencara Migliavaccu.

“Është e qartë që topi nuk po qëllohet nga asnjë objekt tjetër. Kjo situatë nuk është normale, por ajo që më bën të besoj që e ka ndryshuar trajektoren e topit janë rrymat e ajrit që kanë ndikuar, shpjegim tjetër nuk mund të ketë”, ka thënë Migliavaccu./Zëri.info