Futbollisti që e përzuri Feronikeli, eliminon Hajdukun e Splitit

Futbollisti që e përzuri Feronikeli, eliminon Hajdukun e Splitit

Sport July 18, 2019 - 23:08
Detajet

Skuadra kroate Hajduku i Splitit ka pësuar një humbje dëshpruese nga skuadra malteze Gzira me rezultat 3:1 duke u eliminuar nga Liga e Evropës, shkruan Zëri.info.

Dy golat e fundit që edhe kualifikuan Gziran u shënuan nga Hamed Kone i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e kampionëve të Kosovës, Feronikeli por që i njëjti nuk gjeti hapësira në ekipin e Zekerija Ramadani, për cka edhe u largua nga skuadra.

Të kujtojmë se në ekipin e Hajdukut luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, Ardian Ismajli dhe Francesko Tahiraj.

Ky i fundit luajti si titullar ndërsa Ismajli ishte në bankinë./Zëri

Image