Man City me një transferim të madh nga Barcelona
Sport
July 19, 2019 - 21:30
Detajet
Manchester City po shikon mundësinë e transferimit të Samuel Umtitit.
Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, mund të transferohet në Premierligë, te skuadra e Manchester City.
‘Le10sport’ raporton se kampionët e Premierligës janë duke shikuar mundësinë e transferimit të reprezentuesit francez, përcjell lajmi.net.
Barcelona i ka vendosur Umtitit çmimin prej 60 milionë euro, por besohet se do të pranonte edhe një ofertë që kap 50 milionë euro.
City janë duke shikuar mundësinë e një marrëveshje të mundshme me Barcelonën, por që ende nuk kanë bërë një ofertë