Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka dy fjalë për Ramush Haradinajn

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka dy fjalë për Ramush Haradinajn

Sport July 19, 2019 - 22:11
Detajet

Dorëheqja e Ramush Haradinaj nga posti i Kryeministrit të Kosovës,ka sjellë reagime të shumta e njëri ndër ta ka qenë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, shkruan Zëri.info.

Numri një i FFK-së e ka përshkruar Haradinajn si një luftëtar të vërtetë dhe se edhe këtë sfidë do ta kalojë me sukses.

"E dëshmove njëherë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare në Hagë dhe iu ktheve atdheut si triumfues. Jam i bindur se edhe kësaj radhe do të dalësh kryelartë Kryeministër.

Besojmë fuqishëm në pafajësinë tuaj dhe shpresojmë që edhe një herë drejtësia do të fitojë mbi shpifjet dhe të pavërtetat.

Të gjithë jemi me Ty", ka shkruar Agim Ademi.  /Zëri.info