E dhimbshme: Vritet futbollisti i njohur

E dhimbshme: Vritet futbollisti i njohur

Sport July 19, 2019 - 22:23
Detajet

Futbollisti i Kombëtares së Venezuelës, Gerardo Mendoza ka mbetur i vrarë.

Ish-lojtari i Portuguesa dhe Trujillanos është gjetur i vrarë në makinën e tij.

Dyshimet e para lidhen me faktin se Mendoza është përplasur me një grup hajdutësh dhe pasi ka refuzuar të zbresë nga makina ka mbetur viktimë në mënyrë makabër.

30 vjeçari është viktima e dytë e kësaj jave nga bota e futbollit. Pak ditë më parë, ish-legjenda e futbollit të Afrikës së Jugut, Mark Batchelor mbeti i vrarë pas një krimi makabër nga dy persona që po udhëtonin me motoçikletë.