Punë e kryer, Daniele De Rossi merret vesh me këtë ekip

Punë e kryer, Daniele De Rossi merret vesh me këtë ekip

Sport July 20, 2019 - 21:49
Lexoni detajet

Daniele De Rossi është bërë me skuadër të re, pas largimit nga Roma.

Presidenti i Boca Juniors Daniel Angelici e ka konfirmuar De Rossin si përforcim të ri në ligën elite të Argjentinës.

“Jemi 99 për qind të sigurt që De Rossi do të bëhet lojtar i Bocas”, ka thënë Angelici.

Mesfushori veteran është lojtar i lirë pasi e la Romën në fund të sezonit, derisa vetë kishte përmendur tërheqjen nga futbolli aktiv.

Presidenti i Bocas ka thënë se vendimtar për këtë kalim të madh ka qenë Nicolas Burdiso, ish-futbollisti dhe bashkëlojtari i De Rossit te Roma, i cili tani kryen punën e drejtorit sportiv te Boca Juniors. /Insporti