Përforcimet e Ferizajt peng të trajnerit Bylbyl Sokoli?

Përforcimet e Ferizajt peng të trajnerit Bylbyl Sokoli?

Sport July 20, 2019 - 21:54
Lexoni detajet

Ferizaj përkundër risive që sjelli në kryesi të klubit duke rënë në duar të donatorëve anglezë, gjithsesi gjërat nuk duket se janë edhe aq të mira, së paku në këto ditët e fundit, shkruan Zëri.info.

Ferizaj është skuadra e fundit që ka filluar me përgatitje për edicionin e ri, derisa njohësit e futbollit po e cilësojnë si një hap të vonuar.

Gjithsesi një detaj tjetër që ka mësuar Zëri.info është se dje dhe sot në përgatitjet e Ferizajt janë paraqitur disa emra të njohur të futbollit tonë si: Donat Kaçiu, Dardan Jashari, Fisnik Papuçi, Ergon Hyseni, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Taulant Dajaku, Përparim Livoreka dhe Fatih Karahoda, mirëpo paraqitja e tyre për momentin duket ta jetë eksperimentale. Burime të Zërit.Info na mësojnë se përforcimet janë duke pritur nëse trajneri Bylbyl Sokoli do të jetë pjesë e Ferizajt apo jo dhe nëse kjo nuk bëhet gjasat që ata të mos mbesin aty janë të mëdha.

"Unë jam duke stërvitur me Ferizajn por kontratë nuk kam ende. Nuk po mund të them sigurt nëse do të jem apo jo pjesë e Ferizajt" i ka thënë një futbollist që aktualisht po stërvit me Ferizajn, Zërit.

Se a është në pyetje Bylbyl Sokoli apo jo, kjo gjë pritet të mësohet shumë shpejt, pasi Sokoli është në kontakte më klubin dhe ditët në vazhdim do ta zbardhin përfundimisht fatin e Sokolit./Zëri.info