Lajmet e këqija për Panuccin nuk ndalen, kësaj radhe nga e dashura

Lajmet e këqija për Panuccin nuk ndalen, kësaj radhe nga e dashura

Sport July 21, 2019 - 02:34
Zbuloni detajet

Duket se që nga dita që e larguan për rezultate të dobëta nga kombëtarja e futbollit të Shqipërisë, Christian Panucci po përjeton ditë të vështira edhe në fushat e tjera të jetës.

Përveçse ende nuk ka gjetur një ekip për të drejtuar Panuccin së fundmi e ka braktisur edhe e dashura.

Mediat italiane njoftojnë se, ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci dhe e dashura e tij kërcimtare Samanta Togni, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 3 vjeçare.

Style24.it’ ka publikuar lajmin, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga palët. Samanta Togni dhe Christian Panucci u njohën në spektaklin italian ‘Ballando con le stelle’, nga ku nisi edhe lidhja e tyre e dashurisë.

Ish-mbrojtësi i Romës është baba i një djali nga martesa e tij e parë që zgjati 9 vite.