Zidane e konfirmon të ardhmen e Balet

Zidane e konfirmon të ardhmen e Balet

Sport July 21, 2019 - 08:20
Detajet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Gareth Bale është shumë afër largimit nga klubi madrilen pasi u la jashtë skuadrës në ndeshjen miqësore ndaj Bayern Munichut të shtunën, transmeton zeri.info 

Bale, i cili është pjesë e Real Madridit që prej vitit 2013 pas transferimit nga Tottenhami, nuk është në planet e Zidanet dhe mungoi në humbjen 3:1 të madrilenëve ndaj bavarezëve në Houston.

30-vjeçari ka edhe 3 vite në kontratën e tij me gjigantin madrilen, derisa është lidhur me një kalim te Tottenhami, Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu.

I pyetur se pse e la jashtë skuadrës Balen, Zidane u përgjigj: “Bale nuk luajti sepse është shumë afër largimit. Ne shpresojmë që ai të largohet shpejt. Do të ishte më e mira për të gjithë. Ne jemi duke punuar në transferimin e tij te një skuadër e re”.

“Nuk kam asgjë personale ndaj ti, por vjen një kohë ku gjërat bëhen për shkak se duhen bërë, unë duhet të marr një vendim, ne duhet të ndryshojmë”, shtoi ndër të tjera strategu francez./Zëri