Mesazhi i tmerrshëm i Maxi Lopezit për Wanda Naran: T’i s’mund të quhesh nënë

Mesazhi i tmerrshëm i Maxi Lopezit për Wanda Naran: T’i s’mund të quhesh nënë

Sport July 21, 2019 - 08:47
Detajet

Ish-bashkëshorti i Wanda Naras, Maxi Lopez ka folur publikisht para disa ditësh për vështirësitë që ka hasur për t’u takuar me tre fëmijët e tij nga martesa me modelen argjentinase, transmeton zeri.info

35-vjeçari, i cili momentalisht është futbollist i lirë, e ka thumbuar Naran, e cila tani është në lidhje me sulmuesin Mauro Icardi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Një grua, që kërkon të ndajë fëmijët nga babai i tyre, nuk duhet të quhet grua, e aq më tepër nënë. Të përdorësh fëmijët e tu për t’u hakmarrë me ish-burrin tënd është gjëja më e pamëshirshme që mund të ekzistojë dhe tregon vlerën që ke si person. Fëmijët mbi mosmarrëveshjet e prindërve të tyre”./Zëri

Image

Image

Image

Image