Juves nuk i duhet Icardi

Juves nuk i duhet Icardi

Sport July 21, 2019 - 09:00
Detajet

Arrigo Sacchi thotë se nuk e kupton arsyen se pse Maurizio Sarri do ta donte në skuadër sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, transmeton zeri.info

Ka shumë raportime gjatë kësaj vere se Icardi është duke i refuzuar të gjitha ofertat në mënyrë që të shkojë te Juventusi dhe të luajë me Cristiano Ronaldon.

“Icardi është një specialist në rolin e tij, por do të vuante brenda konceptit të futbollit total. Përveç kësaj, te Juve ai do të duhej të mbulonte shumë hapësira që në përgjithësi të krijohet hapësirë për Cristiano Ronaldon që të hyjë brenda. Sarri është një trajner i madh me aftësi të mrekullueshme për t’iu mësuar lojtarëve gjëra të reja, por unë e pyes veten se pse do të dëshironte ai që të krijonte më shumë komplikime”, tha Sacchi./Zëri