Shqipëria bëhet me qendrën sportive e emëruar “Majlinda Kelmendi”

Shqipëria bëhet me qendrën sportive e emëruar “Majlinda Kelmendi”

Sport July 21, 2019 - 09:18

Trajneri më i suksesshëm në historinë e sportit shqiptar, Driton Kuka ka dhënë një lajm të mirë për sportin në Shqipëri. Sipas Kukës, nga tash Shqipëria do të jetë me një qendër të bukur sportive, e cila do të shërbejë për kampe të ndryshme strëvitore, shkruan Zëri.info

Është ish xhudisti Anton Cena që ka ndërtuar këtë objekt, ndërsa e ka emëruar me emrin e heroinës Majlinda Kelmendi.

“Hapja Solemne e Dojo që do shërbej për Kampe Stërvitore në shumë sporte por sidomos për sportin e xhudos u ndërtua nga njeriu që krejt jetën ja ka kushtuar sportit të xhudos Anton Cena.

Qendra Sportive “ Majlinda Kelmendi” siç u emërua palestra prej tash do jetë edhe një vend ku do rriten e ndërtohen sportistë që do prezentojnë vendin tonë në gara ndërkombëtare!

Tani më në Kosovë e Shqipëri shumë palestra për sportin e xhudos po punojnë dhe veprojnë dhe do doja që në sportin e vetëm me medalje të artë Olimpike edhe shtetet të investojnë sepse deri tash investimet janë vetëm private”, ka shkruar Driton Kuka./Zëri.info