Pacquiao e mposht Thurmanin

Pacquiao e mposht Thurmanin

Sport July 21, 2019 - 09:23
Detajet

Mainny Pacquiao e bëri një paraqitje të jashtëzakonshme për ta mposhtur Keith Thurmanin në luftën për titullin WBA të kategorisë së peshave të lehta, transmeton zeri.info

Filipinasi fitoi pas vendimit të gjyqtarëve. Dy gjyqtarë votuan me pikët 115-112 për Pacquiaon, kurse i treti votoi me pikët 114:113 për Thurmanin.

Për Thurmanin kjo ishte humbja e parë në karrierë, derisa numëron 29 fitore.

Ndërkohë, 40-vjeçari Pacquiao numëron 62 fitore, 7 humbje dhe 2 humbje.

“Ishte e këndshme”, deklaroi Pacquiao pas meçit.

“Ai e bëri më të mirën e tij, ne i bëmë njerëzit e lumtur”, shtoi ai./Zëri