Një lajm i keq vjen nga Baku për sportisten kosovare

Një lajm i keq vjen nga Baku për sportisten kosovare

Sport July 21, 2019 - 09:30

Në Baku të Azerbajxhanit është duke u mbajtur Festivali Olimpik për të rinj, derisa po marrin pjesë edhe shumë sportistë kosovarë, shkruan Zëri.info.

Sot në këto gara në sportin tenisit është prezantuar Vesa Gjinaj por që nuk pati fat pasi dështoi që në ndeshjen e parë duke mos e kaluar raundin e parë.

“Tenistja me të ardhme të ndritur, Vesa Gjinaj, nuk arriti të kalojë raundin e parë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Baku 2019. Vesa u mund nga Melisa Senli (Turqi), 2:0 në sete (6:1, 6:1). Për tenisten tonë, kjo është një përvojë e mirë e fituar në gara të nivelit të tillë”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës nga Baku.

Gjithsesi, ky nuk do të jetë fundi i paraqitjes për Vesën pasi ajo do të garojë edhe në çifte me Forta Morinën. /Zëri.info