Agjenti i Balet reagon ashpër ndaj deklaratave të Zidanet për klientin e tij

Agjenti i Balet reagon ashpër ndaj deklaratave të Zidanet për klientin e tij

Sport July 21, 2019 - 12:19
Detajet

Agjenti i Gareth Balet, Jonathan Barnett e ka kritikuar trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane pas deklaratës së këtij të fundit pas humbjes 3:1 në miqësoren ndaj Bayern Munichut, transmeton zeri.info

Zidane deklaroi pas ndeshjes se shpreson që largimi i reprezentuesit uellsian të ndodhë sa më shpejtë.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Barnett, i cili ka reaguar, duke thënë se deklarata e francezit është për turp.

“Zidane është për turp që flet ashtu për dikë që ka bërë aq shumë për Realin”, ka deklaruar Barnett për “ESPN”.

“Nëse dhe kur të largohet Gareth do të jetë për shkak se është në interesin më të mirë të Garethit dhe s’do të ketë të bëjë me shtyrjen e Zidanet”, shtoi ai./Zëri